Ora News – Kryemadhi deklaratë të fortë: Diplomatë të huaj favorizojnë kriminelë...
  • 5 years ago
#oranews #monikakryemadhi #diplomatetehuaj
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në "Tempora" në Ora News, publikoi një foto të zv/ambasadorit të OSBE-së duke zgjidhur një fjalëkryq, ndërsa shtoi se ka diplomatë që favorizojnë kriminelë.

Kryemadhi: Regjisë tuaj i kam dhënë një fotografi. Ky është përfaqësuesi i OSBE-së që zgjidh fjalëkryqe në Shqipëri kur bëhen protesta apo zhvillohen zgjedhjet. Fjalëkryqet nuk zgjidhen me kostum. Ky është që thotë se blerja e votës nuk ndikon në rezultat. Këta kanë certifikuar shitblerjen e votës. OSBE-ja në Tiranë dhe kushdo tjetër që kërkon t'i shërbejë me devotshmëri të madhe këtyre veprimeve kriminale dhe e dyta mbulimit të gjurmëve të blerjes së votës nga krimi i organizuar, do të jenë edhe këta pjesë dhe do ta kërkojë opozita në të ardhmen në një sistem drejtësie të pa kapur, në mënyrë indirekte të elementëve të caktuar që kanë ardhur si diplomatë për të favorizuar kriminelë, trafik influence. Diplomatë që mbyllin sytë dhe fshehin provat dhe faktet që tregojnë haptas blerjen e votës. Kanë mbyllur sytë kur vijnë raporte.

Janë institucione që janë peng të koncesioneve politike dhe ekonomike, unë nuk i dua fare.

Meço: Keni fakte për lidhje korruptive?

Kryemadhi: Absolutisht! Për lidhje nga më të ndryshme për afera korruptive por edhe afera të tjera shumë të poshtra që jo vetëm i ulin integritetin Shqipërisë dhe institucioneve që përfaqësojnë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kryemadhi-deklarate-te-forte-diplomate-te-huaj-favorizojne-kriminele
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended