Çela deklaratë të fortë: Krimi i organizuar po kontrollon Elbasanin - Vizion Plus
  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Niveli i krimit të organizuar në Elbasan është rritur ndjeshëm dhe po kontrollon jetën e qytetarëve. Alarmi është dhënë nga vetë kryeprokurori Olsian Çela, gjatë një takimi me vartësit. Me tone të ashpra, Çela ka shtuar se kjo situatë tregon majën e ajsbergut të botës kriminale në vend. OLSIAN ÇELAPROKUROR I PERGJITHSHEM Po vihet se re krimi po kontrollon qytetin dhe jetën ekonomike. Kërkojnë vëmendje të veçantë dhe përgjigje ekzemplare nga shteti. Një qytet s?mund të kthehet në vend për luftë mes bandash për kontroll territoresh apo për hesapet mes tyre. Kjo që ndodh është maja e ajsbergut. As Elbasani dhe as qytete të tjera nuk mund të merren peng nga këto grupe. Prokurori i Përgjithshëm kërkoi që të angazhohen të gjitha forcat ligjzbatuese për të vendosur normalitetin në vend. Neve nuk do të shpikim rrotën, kemi eksperienca shumë pozitive se si është përballur shteti me këto grupe, s?na mungojnë njerëzit e aftë, as mjetet për ta luftuar krimin. Nga ana e prokurorisë dhe policisë së shtetit janë të gjithë të angazhuar t?ju mbështesim për të përballuar situatat kriminale. Ka nevojë për një qaseje tjetër, përgjigjja s?mund të jetë vetëm e prokurorisë dhe policisë. Ka struktura të tjera të specializuara që duhet të përfshihen. Duhet t?i japim përgjigje sa më të shpejtë pasi situata është e jashtëzakonshme. Deklaratat e Olsian Çelës vijnë në kohën kur Elbasani është tronditur nga një seri ngjarjesh të rënda kriminale me të vrarë e të plagosur, për të cilët mbaj përgjegjësi edhe vetë ai si numri një i organit të akuzës.
Recommended