Ora News – Berat, Meta: Të pish doping kujton se je i fortë, kumarxhiu i PS rri me kriminelë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Parlamentit Ilir Meta tha nga Berati se i deleguari i Partisë Socialiste në këtë qark, një ?kumarxhi? siç e cilësoi ai, thur intriga kundër Lëvizjes Socialiste për Integrim. Meta deklaroi se dikush që pi dobing kujton se është i fortë.
Meta: Kush i hoqi gjithë ato gra për të çuar në Parlament njerëz me probleme që për tre vjet i hapën Shqipërisë një njollë të jashtëzakonshme, atë të dekriminalizimit. LSI-ja? Jo! Por, ish-bashkëkryetari im zgjodhi vendin e gabuar, Beratin për të hapur luftës me LSI-në me inskenime nga më të shëmtuara dhe me shpifje nga më të papranueshmet.
Berati e di shumë mirë se këtu ka pasur një harmoni të shkëlqyer midis LSI-së dhe Partisë Socialiste. Por, ka dy tre muaj që në krye të grupit të punës ka ardhur një kumarxhi që gjithë ditën thur intriga, qëndron me kriminelë dhe përdor segmente të policisë së Beratit të implikuar me drogën për t?u bërë presion njerëzve që të mos shkojnë me LSI-në. I di Berati.
Nuk ka patur gjunjë as Berisha i parë për të nënshtruar popullin e Beratit jo më këta që nuk mbajnë dot as ekuilibrin e tyre e jo më të trembin Beratin, Kuçovën dhe Shqipërinë.
Natyrisht, kur njeriu pi doping kujton se është i fortë por kur t?u dalë dopingu do t?i kërkojë falje Petrit Vasilit për gjithçka që kanë thënë kundër jush.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-ai-qe-pi-doping-kujton-se-eshte-i-forte-kumarxhiu-i-ps-ne-berat-rri-me-kriminele/

Recommended