RTV Ora - Shqipëria si Koreja e Veriut, Shehaj Në 6 vite asnjë investim i huaj
  • 5 years ago
#rtvora

Partia Demokratike thotë se samiti i Poznanit i vendeve të Ballkanit Perëndimor e rikonfirmoi izolimin ekonomik dhe politik të Shqipërisë.

Ish-deputeti Agron Shehaj tha se Shqipëria nuk përfitoi asnjë qindarkë nga ai samit pasi qeveria shkon e papërgatitur, pa projekte dhe propozime, si vendi më i korruptuar në Evropë.

Shehaj: Korrupsioni dhe lidhjet me krimin janë arsyeja pse BE nuk i jep Shqipërisë asnjë qindarkë. Ekonomia është katastrofa më e madhe e qeverisjes së ?Rilindjes?. I vetmi projekt ekonomik i Edi Ramës ka qenë vënia nën kontroll e të gjithe ekonomisë së vendit.

Shqipëria dhe Koreja e Veriut, tha Shehaj janë të vetmet vende në botë që nuk kanë patur investime të huaja në këto 6 vite.

Shehaj: Rrëzim i këtij modeli ekonomi është prioritet kombëtar. Partia Demokratike i fton të gjtihë shqiptarët, të protestojmë nesër së bashku: Edhe kudër varfërisë; Edhe kundër shkatërrimit ekonomik; Për një Shqipëri të mirëqenies dhe mundësive për të gjithë!

Partia Demokratike, akuzoi më tej se nga bregdeti tek nafta, kromi dhe pasuritë nëntokësore, tek aeroportet, portet dhe rrugët kombëtare, shëndetësia dhe arsimi, çdo gjë është vënë nën kontroll nga një grusht klientësh të qeverisë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shqiperia-si-koreja-e-veriut-shehaj-ne-6-vite-asnje-investim-i-huaj

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz