Ora News – Apeli liron nga qelia ish-zv/drejtorin e Burgjeve

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-zv/drejtori e Burgjeve, Iljaz Labi, i akuzuar për korrupsion me tendera.
Gjykata ka caktuar masën e sigurisë ?arrest shtëpie?.
Labi u arrestua më 11 korrik të vitit të shkuar.
Sipas hetimeve të organit të akuzës, mësohet se administratorët e kompanive bënin marrëveshje për të kryer konkurrim fiktiv në tenderat e zhvilluara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, për furnizimin me ushqime.
Më pas, administratorët takoheshin me njëri-tjetrin dhe binin dakord për pjesëmarrjen në tender, duke shkëmbyer informacionin dhe duke përpiluar dokumentet e pjesëmarrjes në prokurime, në mënyrë të tillë që të fitonte njëri prej tyre, sipas bisedave që ata bënin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/apeli-con-ne-shtepi-nga-qelite-ish-zvdrejtorin-e-burgjeve/

Recommended