Report TV - Basha-Ramës: Dialog politik por jo për 'llokma' pushteti

  • 7 years ago
TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh sot se do të merrte pjesë në çdo dialog politik me standarde europiane, por me kushtin që të mos kthehet në pazar politik.

Deklarata u bë nga çadra e protestës ku kreu i PD theksoi se e majta ka nisur komplote duke përfshirë dhe politikanë opozitarë për karriget e pushtetit që ai i cilësoi si 'llokma të pushtetit'.

?Nëse do ketë dialogun politik, që e kemi kërkuar, nuk do kthehet kurrë në një pazar të pisët të disa politikanëve të opozitës me disa të maxhorancës që të vazhdojë komploti politik, vjedhja, korrupsioni. Por të jetë dialogu politik që përmes standardit europian që përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme qe jane themeli i gjithckaje do i japë fund fund Republikës së Vjetër, mënyrave të vjetra e gjithçkaje të kalbëzuar në këtë vend që mban peng shpresat, interesin e zhvillimin e shqiptarëve.

Recommended