Report TV - Zgjedhjet në Kavajë, KQZ apel PD LSI dhe PR:Sillni anëtarët për KZAZ

  • 7 years ago
TIRANE-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në zbatim të Kodit Zgjedhor, ka përcaktuar si afatin për dorëzimin e propozimeve të partive politike për anëtarë të KZAZ-së nr. 42, që do të administrojë zgjedhjet e pjesshme për kryetar të bashkisë Kavajë, datën 2 prill 2017.

Të drejtën për propozuar anëtarë të KZAZ-së nr. 42, e kanë Partia Demokratike, Partia Socialiste, Partia Republikane dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj në një dalje për mediat ditën e sotme tha se pavarësisht se afati përfundimtar për paraqitjen e propozimeve për anëtarë të KZAZ-së nr. 42, është ditë e diel, por ditë pune për administratën e KQZ-së, deri tani këtë detyrim ligjor e ka përmbushur vetëm Partia Socialiste.

Sipas saj, mospërmbushja e këtij detyrimi ligjor nga partitë politike sjell si pasojë mos respektimin e afatit ligjor për ngritjen e KZAZ-së nr 42, afat i cili në bazë të nenit 29 pika 6 e Kodit Zgjedhor, është dhjetë ditë nga data e nxjerrjes së dekretit të Presidentit, për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme, afat që përkon me datën 3 prill 2017.

Recommended