Lihet në burg - Vrasja për borxhin e drogës në Devoll, i akuzuari mohon akuzat

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Korçës ka lënë në arrest me burg David Myrten, 25-vjeçarin i cili akuzohet si një nga autorët e sulmit të pak ditëve më parë në Devoll, ku mbeti i vdekur 44-vjeçari Zarif Allihu.
Burime nga seanca gjyqësore bëjnë me dije se i riu ka mohuar akuzat e prokurorisë duke deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen e ndodhur.
Ndërkohë pritet masa e sigurisë për të plagosurin Mendar Burnazi, i cili akuzohet për fshehje të ngjarjes.
Mbrëmjen e 18 marsit, Zarif Alliu, Daniel Tole dhe Mendar Burnazi ranë pre e një sulmi me mjete të forta në varrezat e fshatit Braçanj të Devollit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vrasja-per-borxhin-e-droges-ne-devoll-i-akuzuari-mohon-akuzat/

Recommended