Report TV - Durrës, pronari i çerdhes i denoncuar për dhunë ndaj fëmijës 18 muajsh mohon akuzat
  • 3 years ago
Gjyshja e një fëmije 18 muajsh ka denoncuar në polici pronarin e një çerdheje private në lagjen nr 8 të Durrësit, për dhunë ndaj të fëmijës.

Pronari i çerdhes "Kënaqësia" Gëzim Dervishi 61 vjeç i akuzuar dhe proceduar për dhunë ndaj fëmijës jep versionin e tij për këtë ngjarje.

Ai e mohon të ketë ushtruar dhunë ndaj foshnjës dhe megjithatë ka pushuar nga puna 3 edukatoret që kishte të punësuara.

Ai sqaron se fëmija kishte 3 ditë që ishte sistemuar në çerdhen e tij kur ka ndodhur kjo ngjarje. Ngjarja ka ndodhur të premten e kaluar sqaron Dervishi, ndërsa denoncimi është bërë 3 ditë të shkuara.

Ndërkohë që gjyshja ka deklaruar se ia ka lënë në dorë organeve të drejtësisë që të zbardhin ngjarjen.
Recommended