Ora News – Tahiri: Ata në çadër po shpikin kriza, duan qeverinë për zgjedhje

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga Kombinati, Saimir Tahiri thotë se ata që janë në çadër kërkojnë qeverinë dhe më pas duan të shkojnë në zgjedhje.
Ndërsa shtron pyetjen se si mund të shtyhet dita e zgjedhjeve në emër të demokracisë, kryesocialisti i Tiranës i konsideroi lojëra politike të opozitës kërkesat e saj. Ai thotë se zgjedhjet do të zhvillohen më 18 qershor.
Tahiri: Po e kthejnë demokracinë kokë poshtë. Ca thonë qeveri teknike. Zgjedhjet bëhen për të drejtuar qeverinë. Këta duan qeverinë pastaj të bëjnë zgjedhjet. Ata që deri dje ishin në pushtet, sot janë në çadër. Dëgjojini ç?po thonë; Nuk dalim nga çadra përveçse po të na jepni qeverinë. Se shqipërinë e kanë trajtuar si plaçkë dje, e kështu e kërkojnë si plaçkë sot.
Po shpikin kriza, kërkojnë shtyrjen e zgjedhjeve. Si mund të shtyhet dita e zgjedhjeve në emër të demokracisë? Vetëm këtu degjon se demokraci qënka të mos marrësh pjesë në zgjedhje, e jo e kundërta. Këto janë lojra të atyre që duan pushtetin, jo qytetarët e as Shqipërinë. Ndaj jo në 17, as në 19, por në 18 Qershor ne do jemi bashkë me shqiptarët në kutitë e votimit. Se shqipëria nuk është peng e as do jetë peng i atyre që dje ishin në pushtet për hesapet e tyre e nesër duan prap pushtet për hesapet e tyre
Tahiri thotë se qytetari është më i rëndësishëm se sa politikani.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tahiri-ata-ne-cader-po-shpikin-kriza-duan-qeverine-per-zgjedhje/

Recommended