'Çadër nën çadër'! Pamja që na vjen 1 muaj pas tërmetit e familjes 6 anëtarëshe nga Bubqi
  • 4 years ago
Ka kaluar 1 muaj nga tërmeti tragjik i cili tronditi Shqipërinë dhe la pas jetë të humbura dhe qindra banesa të rrënuara.

Çadër nën çadër, është kjo panorama e zymtë që na vjen në këto ditë festash nga familja me 6 anëtarë në njësinë Administrative Bubq. 6 pjestarët e familjes Dika mes të cilëve dhe një foshnje vetëm 7 muajshe jetojnë në çadër prej 1 muaji pasi tërmeti i 26 nëntorit i shkatërroi totalisht shtëpinë. Për t?i mbijetuar të ftohtit dhe reshjeve të shiut kjo familje ka ngritur 3 çadra të vogla brenda një çadre më të madhe. Në këtë mënyrë mesa duket i ftohti duhet të kalojë dhe një barrierë tjetër.
Recommended