Ora News - Thumana pas tërmetit: 10 muaj jeta në çadër e Lirijes me fëmijët e saj

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Thumana ishte një nga vatrat që pati më shumë dëmtime dhe viktima nga tërmeti i 26 nëntorit.

Banorët, të cilët shtëpitë i kanë të pabanueshme, edhe pas 9 muajve nuk kanë marrë asnjë zgjidhje nga shteti.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, ishte në banesën e shkatërruar të Lirie Xhixha e cila thotë se shteti e ka lënë në haresë totale dhe nuk i ka dhënë asnjë lloj ndihme.

Edhe çadrën ku rri ajo bashkë me fëmijët dhe bashkëshortin e saj, e ka siguruar vet nga bizneset e zonës.

Lirie Xhixha shprehet se jetesa në çadër është shumë e vështirë sidomos për fëmijët, dhe mungesa e zgjidhjes para dimrit tjetër, i ka bërë që të kalojnë ditët në siklet të madh dhe në depresion.

?Jetoj me fëmijë të vegjël në çadra mbi 10 muaj pa asnjë përkrahje. Ne jemi pa shtëpi, jemi në ditë të sikletit jemi në depresion. Ne në vend të na japë dorë shteti,ne na japin shtysën.

Në vend me na vënë dorë shteti, ne na japin çadra, këtu jetojmë në çadra, flihet në çadra? Këtu sot në këtë ditë, në ditën më të shtrejntë, ne po flemë përjashta në verandë me problemet tona që kemi i di krejt shteti, shteti ska bërë asnjë lloj gjëje, asnjë lloj gjëje!

Shkojmë nëpër komuna nuk gjejmë drejtësi, marrin njerëz që kanë vila lekë, pa asnjë gërvishtje kanë marrë lek. Ku jemi ne, ku jemi ne asnjë lek spo marrim, shkoni kontrolloni vilat kanë marrë kanë marrë nga 5 milionë lekë dhe nuk kanë asnjë gërvishjtje, po ne kush jemi??

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/ne-jemi-pa-shtepi-leket-i-marrin-ata-me-vila-denoncimi-i-gruas-nga-thumana/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended