Ora News - Në prag të Sulltan Nevruzit, përgatitjet drejt fundit

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve përgatitjet për festëm e Sulltan Nevruzit janë drejt fundit. Ditën e mërkurë më 22 mars ky ambient do të pres me qindra besimtarë bektashinj nga Shqipëria dhe jo vetëm.
Dita e Sulltan Nevruzit e cila përkon me lindjen e Imam Aliut në Qabe simbolizon lindjen e shpresës dhe rigjallërimin e natyrës. Aktivitetet do të nisin në orën 10 e 15 minuta me një shfaqje të emrave të njohur të skenës se teatrit në vend.
Në vijim do të ketë performancë nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve si edhe interpretim të tenorit të njohur Kastriot Tusha. Ceremonia do të kulmojë me fjalën e Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, ku risi këtë vit do të jetë dhënia e dy statujave të arta të Ehlibetit nga Haxhi Baba Edmond Brahimaj për personat që kanë kontribuar për Bektashizmin, Mehmet Malo dhe Kadri Morina.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ne-prag-te-sulltan-nevruzit-pergatitjet-drejt-fundit/

Recommended