TV Ora - Basha nga astiri: Bisha bëhet e rrezikshme drejt fundit
  • 5 years ago
#tvora

Në ditën e 136 të rezistencës, protesta e banorëve të Astirit tek Unaza e Re tejkaloi afatet kohore.

Prej orës 17:00 ata bllokuan rrugën në të dy krahët e saj për ta liruar vetëm në orën 21:09 të mbrëmjes, kur u largua dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha që shkoi në mbështetje të tyre.

Basha: Banorët kanë mbi 4 muaj që protestojnë për të mbrojtur banesat e tyre nga afera më korruptive për të cilën sot duhet të ishte në burg Damian Gjiknuri dhe duhet të ishte marrë i pandehur Edi Rama. Ka qenë një urdhër politik i ardhur nga nivelet më të larta, Sandër Lleshaj dhe ndoshta Edi Rama për të kryer reprezalje ndaj banorëve. Bisha e plagosur bëhet më e rrezikshme në momentet e fundit dhe këta e kanë kuptuar që u ka ardhur fundi. Me çfarë argumenti hodhën gaz mbi protestuësit në protestën e të shtunës. Këta janë dalë nga bandat dhe u shërbejnë bandave kundër popullit.

Arsyeja e zgjatjes së kësaj proteste ka qenë fakti se në lagjet e tyre janë vendosur forca të policisë dhe ju kanë bërë presion që të mos marrin pjesë në protestën e opozitës të enjten para Kuvendit.

Por ata deklaruan se nuk do të dorëzohen përkundër çdo presioni.

Ata u kanë bërë thirrje edhe Ambasadave të huaja në Tiranë për ndihmë. Në mbështetje të tyre ishin edhe deputetë të opozitës.



Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/policia-rrethon-banoret-e-astirit-keta-te-fundit-apelojne-ambasadat

Follow TV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended