Ora News - Koronavirusi drejt fundit, 1 rast pozitiv në 24 orët e fundit

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Koronavirusi po shkon drejt fundit. Gjatë 24 orëve të fundit kryer 177 teste dhe ka rezultuar vetëm 1 rast pozitiv me Covid-19. Minsitria e Shëndetësisë thotë se vijon shfaqja e rasteve sporadike, ndërsa situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme. Marrja në kohë e masave, respektimi i distancimit fizik, ruajtja e higjienes personale kanë rolin kryesor në shfaqjen e një kurbe epidemike të butë.

Gjatë 24 orëve të fundit është konfirmuar vetëm 1 rast pozitiv në Tiranë, nga 177 testime të kryera për të dyshuar të prekur me Covid19.

Numri i përgjithshëm i të infekturave ka shkuar në 949.

Të shëruar - Në 24 orët e fundit 15 pacientë fituan betejën me Covid, ndërsa nga 949 të prekurit, janë shëruar 742 persona.

Raste aktive - Aktualisht janë 176 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Në spital - Në spitalin Infektiv, gjendja paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre në terapi intensive.

Humbje jete - Prej më shumë se dy javësh fatmirësisht nuk ka asnjë humbje jete. Numri i vitkimave mbetet në 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1).

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/koronavirusi-drejt-fundit-1-rast-pozitiv-me-covid-19-ne-24-oret-e-fundit

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/HeLakgo-56c

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended