Koronavirusi, 21 të infektuar në 24 orët e fundit

  • 4 years ago
Numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë ka arritur në 1999. Është jetësuar kështu paralajmërimi që institucionet shëndetësore bënë disa kohë më parë, se rreth 2 000 qytetarë të Maqedonisë së Veriut rrezikojnë të preken nga ky virus. Në shifrën e mësipërme përfshihen edhe 21 qytetarët që kanë rezultuar pozitivë në testet për COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e shëndetësisë informon se  447 raste janë aktive, 204 prej të cilave në Shkup dhe 82 në Tetovë. 12 nga rastet e reja të 24 orëve të fundit janë në Shkup që tashmë disa ditë ka numrin më të lartë të të infektuarve edhe atë në lagjet e Çairit, Gazi Babës dhe Sarajit.

Që nga 12 maji kur patëm  vetëm 10 të infektuar, kurba e të prekurve ka shënuar rritje me shifrën më të lartë, 40, të regjistruar më 21 maj.

Të infektuar gjatë javës së fundit:

21 (25.05.2020)
37 (24.05.2020)
20 (23.05.2020)
23 (22.05.2020)
40 (21.05.2020)
19 (20.05.2020)
22 (19.05.2020)
25(18.05.2020)

Lajmi i mirë është se gjatë dy ditëve të fundit në vendin tonë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga virusi korona. Nga 258 testet e bëra gjatë 24 orëve të fundit, 13 janë në kuadër të skriningut, nga të cilat asnjëri nuk ka qenë pozitiv. Që nga regjistrimi i rastit të parë e deri më tani gjithsej në vendin tonë janë bërë 25 528.

Evi Shkopi

Recommended