Ora News – Qytetarët drejt bregdetit për të kaluar kohë, por pastrim nuk ka

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rritja e ndjeshme e temperaturave ka sjellë frekuentim të bregdetit të Shëngjinit, gjatë fundjaves.
Të shumtë kanë qenë qytetaret që i janë drejtuar kësaj zone turistike, të cilët thonë nuk është shoqëruar me vemendje nga Bashkia e Lezhës. Mbeturina të shumta dhe kafshe që lëvizin përgjatë bregdetit është panorama që të sërviret në bregdetin e Shëngjinit. Vizitorët dhe biznesi kërkojnë që ndërhyrja të nise që tani për t?i paraprire sezonit turistik.
Ende nuk dihet se kur Bashkia do të nisë punen për sistemimin e zones bregdetare të Shëngjinit, kjo duke ju referuar dhe faktit se buxheti i këtij viti nuk është miratuar ende, ndërsa firmes së pastrimit i ka përfunduar kontrata.
Sakaq, edhe në Durrës, bregdeti është kthyer në një shëtitore gjigante, për shkak të frekuentimit masiv të qytetarëve. Të ardhur nga rrethe të ndryshme të vendit, por edhe nga Kosova apo Maqedonia rrëfejnë se po kalojnë momente relaksi në bregdetin e Durrësit, ndërsa nuk mungojnë dhe pakënaqësitë për infrastrukturën jo të mirë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/qytetaret-drejt-bregdetit-per-te-kaluar-kohe-por-pastrim-nuk-ka/