Ora News – Ambasadori maltez: Me zgjedhje të lira, kërkojmë hapjen e negociatave

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nëse kushtet e vendosura nga BE nuk zbatohen, atëherë Shqipëria do të humbasë edhe një vit për hapjen e negociatave. Kështu është shprehur ambasadori i Maltës në Shqipëri, vend i cili mban edhe Presidencën e radhës së Këshillit të BE, Godwin Pulis. Ambasadori siguroi se nëse zgjedhjet do të jenë të lira dhe të ndershme, atëherë Malta do të kërkojë menjëherë hapjen e negociatave për Shqipërinë në shtator, por puna në Parlament duhet të normalizohet.
Situata politike në Shqipëri ka shqetësuar komunitetin europian. Ambasadori i Maltës në Shqipëri, vendi që mban Presidencën e radhës së Këshillit të Bashkimit Europian, Godwin Pulis tha se nëse Shqipëria nuk plotëson kushtet e Komisionit Europian, hapja e negociatave do të vonohet edhe me një vit.
Godwin Pulis: Jam i shqetësuar për situatën në Shqipëri. Do të ishte për të ardhur keq që tani që proçesi i integrimit ka arritur një përmirësim, disa vështirësi mund ta pengojnë. Ne po bëjmë çmos që proçesi i negociatave të fillojë këtë vit. Do të doja të shihja dy palët të mbyllur në një dhomë, me dyer të mbyllura dhe të mos dalin pa gjetur një zgjidhje. Fjalët e komisionerit Hahn janë shumë të qarta, duhet të ketë një parlament funksional. Nëse dy palët ulen së bashku dhe gjejnë një zgjidhje që të paktën të ketë zgjedhje të qeta dhe të lira, kjo do të zgjidhte një nga kriteret që komisioneri Hahn e ka vënë si kusht për hapjen e negociatave dhe Malta është e shqetësuar sepse mund të humbisni një vit për hapjen e negociatave. Zgjidhja e vetme, është dialogu. Nëse zgjedhjet janë të lira, atëherë Malta do të shkojë në Bruksel dhe do të këmbëngulë për hapjen e negociatave në shtator.
I pyetur nga Ora News, nëse do të ketë një ndërmjetësim për dialogun e kërkuar mes palëve, Ambasadori Pulis tha se bëhet fjalë për një çështje të brendshme dhe vetëm nëse të gjtiha mundësitë të jenë shteruar, atëherë mund të diskutohet për një ndërmjetësim.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ambasadori-maltez-me-zgjedhje-te-lira-kerkojme-hapjen-e-negociatave/

Recommended