Ora News – Idrizi: Vendi në krizë, pakt kombëtar për drejtësinë e integrimin

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zbatimi i reformës në drejtësi për kryetarin e PDIU-së Shpëtim Idrizi zgjidh krizën politike që ka mbërthyer vendin. PDIU tha ai është e gatshme të negociojë si me mazhorancën dhe opozitën për tejkalimin e kësaj krize. Në takimin e zhvilluar me strukturat e forcës politike që drejton në Tiranë, Idrizi propozoi paktin e Bashkimit Kombëtar.
Kreu i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, propozon një pakt kombëtar bashkimi për reformën në drejtësi dhe integrimin.
Duke folur gjatë një takimi me strukturat e partisë së tij në Tiranë, Idrizi theksoi se kriza nuk është vetëm tek çadra e opozitës, por në të gjithë vendin.
Idrizi: Në Kuvendin e Shqipërisë kriza është ulur këmbëkryq, sepse është bllokuar plotësisht reforma në drejtësi. Asnjë nga mekanizmat parlamentarë që do ta vinin në lëvizje reformën në drejtësi nuk funksionon. Nuk dëshiroj të merrem me retorikën, kush e ka bllokuar dhe pse e ka bllokuar. Unë konstatoj sot, ashtu si Faik Konica në fund të shekullit XIX, se po luhet një mashtrim i madh, i cili neve, shqiptarëve, gegëve dhe toskëve po na hedh në fatalitet. Sipas Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, kriza politike kalohet vetëm në një mënyrë: plotësimi me urgjencë i detyrimit politik dhe parlamentar që ne kemi ndaj reformës në drejtësi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/idrizi-vendi-ne-krize-pakt-kombetar-per-drejtesine-e-integrimin/

Recommended