Ora News - KiE në Tiranë për 30 qershorin, Meta: Vendi në një krizë 'sui generis' përfaqësimi
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Zgjedhjet e 30 qershorit kanë sjellë në Tiranë delegacionin e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës.

Burime për RTV ORA bëjnë me dije se ka qenë Presidenti Ilir Meta që ka kërkuar prezencën e përfaqësuesve të KiE-së në kryeqytet për të mbledhur fakte mbi situatën e paprecedentë pasi ne zgjedhjet lokale 61 bashkitë në vend u fituan nga PS, ku në 31 prej tyre ka patur vetëm një kandidat socialist.

Gjatë takimit me Presidentin e Kongresit dhe përfaqësuesve të tjerë, Ilir Meta ka denoncuar mazhorancën se me vendimet e saj për të zhvilluar zgjedhjet 30 qershorit cënon demokracinë dhe integrimin e vendit.

"Shqipëria ndodhet në një krizë sui generis përfaqësimi, dhe në çeikulibër të plotë të mekanzimave të kontrollit dhe balancës. Votimet njëpartiake të 30 qershorit nuk i dhanë zgjidhje krizës, por cënuan rëndë edhe demokracinë vendore, duke e zhytur më shumë vendin në rrugën e paligjshmërisë dhe kapjes së shtetit. është jetike për të ardhmen e qytetarëve shqiptarë që kësaj situate t?i jepet një zgjidhje tërësore, duke i kthyer legjitimitetin e munguar institucioneve përmes votës së lirë të qytetarëve".

Vizita e delegacionit të KiE-së korrespondon edhe me situatën kur në vend 3 bashki nuk kanë drejtuesin e tyre, ndërsa 3 kryebashkiakë të tjerë po hetohen nga organ i akuzës.

Për të dëgjuar të gjitha palët 7 zyrtarët evropianë kanë zhvilluar takime edhe me Kreun e PD, Sekretarin e Përgjithshëm të PS si dhe me kryetaren e bashkisë së Shkodres Voltana Ademi.

Ndërsa të mërkurën ata do të marrin edhe opinionet e trupit të akredituar të diplomatëve në Tiranë, për të kuptuar nga një palë e tretë se çfarë po ndodh në Shqipëri. Pas vizitës 3-ditore në Tiranë Kongresi i Autoriteteve Lokale do të dalë edhe me një raport gjithëpërfshirës për sa i përket zgjedhjeve të 30 qershorit dhe situatës politike në vend.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/delegacioni-i-kongresit-te-autoriteteve-lokale-te-kie-vizite-ne-tirane

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp