Ora News – Meta takon homologen në Vjenë: Austria mbështet integrimin e Shqipërisë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjatë vizitës së tij në Vjenë, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, shoqëruar prej Kryetares së Komisionit të Jashtëm, Arta Dade u prit sot në Parlamentin austriak nga Presidentja e Këshillit Kombëtar të Austrisë, Doris Bures.
Kryetari Meta dhe Presidentja Bures vlerësuan marrëdhëniet tradicionalisht të ngushta e miqësore mes Shqipërisë e Austrisë dhe ndanë bindjen se intensifikimi i bashkëpunimit mes dy parlamenteve është shumë i rëndësishëm për një impuls të ri mes dy vendeve.
Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë në avancimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të rajonit, dhe vuri në dukje se Shqipëria po punon për t?i ofruar më shumë argumente partnereve si Austria që janë avokate të fuqishëm.
Në këtë kuadër u bisedua mbi ecurinë e procesit të reformimit të sistemit të drejtësisë ku z. Meta dhe znj. Bures ndanë bindjen e përbashkët se progresi cilësor i kësaj reforme kyçe do t?i shërbejë ritmit të integrimit evropian, luftës me efikase ndaj korrupsionit, forcimit të shtetit ligjor dhe do të rrisë kredibilitetin e Shqipërisë në botë, veçanërisht në drejtim të investimeve të huaja.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-takon-homologen-ne-vjene-austria-mbeshtet-integrimin-e-shqiperise/

Recommended