RTV Ora - Meta dhe Balla “bashkohen” për integrimin dhe LANÇ
  • 5 years ago
#rtvora
Presidenti, Ilir Meta dhe Taulant Balla, i lanë mënjanë përplasjet politike në distancë dhe nga Cërriku përcollën mesazhe bashkëpunmimi për proceset integruese. Vlerësimi i luftës së LANÇ, po ashtu vuri në sinkron Metën e Ballën, i cili tha se disa pseudohistorianë tentojnë të bëjnë pis LANÇ.

Përplasjet politike i lanë në Tiranë.

Presidenti Ilir Meta dhe Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, në 76-vjetorin e batalionit të Dumresë përcollën mesazhe bashkëpunimi për të ardhmen e Shqipërisë në rrugën e integrimit.

Është më e rëndësishme se interesat vetjake theksuan të dy.

Meta: Tani është koha për të shtuar përpjekjet dhe bashkëpunimin me njëri-tjetrin, që jo vetëm të nderojmë sakrificat e heronjve tanë dhe të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, por edhe njëkohësisht të bëjmë më të mirën për vendin tonë, për integrimin europian të tij, në mënyrë që fëmijët e Cërrikut, fëmijët e Elbasanit, fëmijët e të gjithë Shqipërisë të rriten jo vetëm me mirënjohjen për të parët e tyre, por njëkohësisht edhe me ndjenjat patriotike, me dashurinë, për të bërë më të mirën për Atdheun tonë, pikërisht këtu në Cërrik, në Elbasan dhe në Shqipëri.

Balla: Për Europën, për gjakun e dëshmorëve ne duhet të jemi të gjithë së bashku.

Mbrotja dhe vlerësimi i Luftës Nacional Çlirimtare ishte tjetër pikë që bashkoi Presidentin me përfaqësuesin e PS, që sipas Ballës disa pseudohistorianë po tentojnë ta bëjnë pis.

Meta: Dëshmorët kanë bërë sakrifica të jashtëzakonshme, sublime. Sakrificat që kërkohen sot janë më të thjeshta.

Balla: Kush tenton të hedhë baltë mbi Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare do të marrë përgjigje të ashpër nga ana jonë.

Meta e Balla morën pjesë në ceremoninë përkujtimore, ku bashkë me ish-deputetët e LSI u bënë pjesë e disa aktiviteteve të mbajtura në Cërrik.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/meta-dhe-balla-bashkohen-integrimin-dhe-lanc
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended