Report TV - Meta takon sekretarin amerikan të shtetit: I konfirmova mbështetjen e Shqipërisë
  • 4 years ago
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka takuar gjatë vizitës në SHBA sekretarin amerikan të shtetit Michael Pompeo në darkën e organizuar me Aleancën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Lirive Fetare. Kreu i shtetit shqiptar shkruan në një postim në Facebook se i ka konfirmuar Pompeos se Shqipëria do vazhdojë të jetë shembull i harmonisë ndërfetare dhe një mbështetëse aktive e Aleancës.

"I nderuar të merrja pjesë në darkën zyrtare të organizuar në Departamentin e Shtetit, nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Michael Pompeo, me Aleancën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Lirive Fetare.

Unë konfirmova në fjalën time se Shqipëria do vazhdojë të jetë shembull i harmonisë ndërfetare dhe një mbështetëse aktive e Aleancës. Së bashku me SHBA dhe partnerët tanë, përmes Deklaratës së Parimeve, forcuam angazhimin e përbashkët për mbrojtjen dhe avancimin e lirisë së besimit, si një e drejtë themelore e njeriut dhe për të kundërshtuar çdo forme dhune e shkelje të saj, kudo që të shfaqet" shkruan Meta.

Ndërkohë që në SHBA në një vizitë zyrtare ndodhet edhe kryeministri Edi Rama, që po ashtu zhvilloi një takim me sekretarin amerikan të Shtetit, Michael Pompeo.
Recommended