Ora News – Tërmeti u shembi çatinë, gruaja me dy jetimë apelon për ndihmë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një shtëpi në fshatin Velabisht në Berat, rrezikon shembjen pas dëmëve të pasuara nga tërmeti i dy javëve më parë. Nëna e dy fëmijëve, pas vdekjes së bashkëshortit, jeton në kushte ekstreme, ku si pasojë e papunësisë, të ardhurat e vetme i siguron nga KEMPI- i djalit të sëmurë me epilepsi.
Tërmeti i ditëve të fundit ka shtuar problemet në familjen Elezi, në njësinë administrative Velabishtë në Bashkinë e Beratit.
Kryefamiljarja, Burbuqe Elezi, nënë e dy fëmijëve thotë se jeton në kushtet e një varfërie të tejskajshme në një banesë, e cila është rënduar kohët e fundit si pasojë e tërmetit që i shembi çatinë e banesës.
Pas vdekjes së bashkëshortit, gruaja jeton me vajzën e mitur dhe djalin e sëmurë epileptik në shtëpinë që rrezikon të shembet nga çasti në çast.
50-vjeçarja bën apel për ndihmë, pasi të ardhurat nga pensioni i invaliditetit të djalit nuk i mjaftojnë për të rikonstruktuar shtëpinë.
Burbuqe Elezi: Jam në qiell të hapur, kam rritur dy jetimë, djalë dhe vajzë. Djalin e kam të sëmurë, me tumor, epilepsi, me të meta mendore. Të vënë dorën në zemër, Ministri, Presidenti. Më kanë rënë shtëpitë, ra termeti në ?95 mi rrënoi. Më erdhi Komisioni tha do të ndihmojmë, absolutisht asnjë çokollatë jetimëve të mi. Shpërtheu reparti, absolutisht asnjë çokollatë nuk kam parë. Ra tërmeti tani, më kanë ardhur çunat e Komunës për pesë minuta këtu që u gjendën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/termeti-u-shembi-catine-gruaja-me-dy-jetime-apelon-per-ndihme/