Ora News – Letërsia shqipe në zi, humb shkrimtarin e madh Dritëro Agolli

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndërron jetë shkrimtari i njohur shqiptar Dritëro Agolli.Prej ditësh, shkrimtari ndodhej i shtruar në Sanatorium dhe ditët e fundit gjëndja e tij shëndetësore ishte rënduar.
Në muajin tetor 2016, shkrimtari i njohur festoi 85-vjetorin.
Jeta
Dritëro Agolli lindi në Menkulas të Devollit. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjìmnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë. Studimet e larta për letërsi i mbaroi në Petërburg. Ka punuar shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme ?Zëri i popullit?, dhe për shumë vjet ka qenë Kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë.
Për tridhjetë vjet me radhë Dritëro Agolli u zgjodh deputet.Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje.
Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare (vitet?60) si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes. Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku. Agolli i bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Ajo na bën të ndihemi me dinjitet përballë botës së madhe.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nderron-jete-shkrimtari-dritero-agolli/

Recommended