Report TV -Speciale \Letërsia shqipe për fëmijë në zgrip

  • 5 years ago
Letërsia për fëmijë gjurmohet në histori edhe këngë, në gojëdhëna që të rriturit kanë ndarë me fëmijët përpara se të ekzistonin botimet. Prandaj, edhe zhvillimi i letërsisë për fëmijë është i hershëm, para shtypjes. E kështu letërsia për fëmijë ka qenë prezentë që prej shekullit të XV, shpesh me një mesazh moral apo religjioz. Ndërsa, epoka e artë e letërsisë për fëmijë është fundi i shekullit XIX-të dhe fillimi i shekullit XX-të, ku edhe u botuan shumë libra për fëmijë. Por, çfarë zhvillimi ka pasur letërsia për fëmijë në vendin tonë? Çfarë po ndodh me të sot? Shkrimtarë, ilustratorë edhe botues shpjegojnë situatën reale të letërsisë artistike për fëmijë ?ReportTV?.

?Letërsia shqipe edhe letërsia për fëmijë në mënyrë të veçantë kanë një traditë tek ne. Në fondin e artë të shkrimtarëve për fëmijë kemi shkrimtar, si Naim Frashëri, Ndre Mjeda, Luigj Gurakuqi, edhe të tjerë, duke ardhur e XX-të, si Spiro Çomora, Bedri Dedja, Odhise Gridho, Adelina Mamaqi, Xhevat Beqaraj, që nuk mund që t?i lë pa përmendur. Këta shkrimtarë edhe poet krijimtarinë e tyre e kanë të gjallë, duke bërë natyrisht seleksionimet e duhura. Çdo pesë vjet vijnë brezat e rinj, që duhen që këto të botohen edhe të ribotohen përveçse teksteve shkollore?, shprehet shkrimtari Pandeli Koçi.

Ilustratori Ilir Zaloshnja mendon se të gjithë shqiptarët duhet që të angazhohen për këtë problem që lidhet për letërsinë për fëmijë edhe për të rinj.
?Gjatë vitit të shkuar u bë një ekspozitë me të gjithë ilustratorët shqiptarë, që janë pionierët edhe themeluesit e letërsisë për fëmijë. Vitet fill pas Luftës së Dytë Botërore vendi ynë ishte një vend i shkatërruar edhe shumë i afërt, që mungonin piktorët, por edhe botuesit e letërsisë për fëmijë. Kështu që asokohe hynin edhe shumë revista nga letërsia për fëmijë nga kampi, Bashkimi Sovjetik fillimisht e më pas nga Kina. Si ato nga Kampi, edhe ato kineze ishin të vlefshme. Ndërkaq, paralelisht me to nisi që të zhvillohet edhe një letërsi për fëmijë, që u ilustrua nga piktorë me emër. Kjo letërsi që nisi me revistën ?Fatosi?, ?Pioneri?, ?Shkenca edhe jeta?, ?Horizonti? etj., ishin revista si një portë nga hynin të gjithë këta piktorë, që më vonë do të bënin emër. Kontributi, edukimi që bën, jo vetëm fjala e ilustruar shumë bukur në atë kohë, e cila duke e lexuar edhe duke parë edhe ilustrimin edukonte fëmijët edhe pionierët e rinj, që përpiqeshin të thurnin vjersha si ato që lexonin në këto revista. Ilustrimi duhet që të shpreh botën psikologjike për fëmijë. Në botë ka psikologë që merren posaçërisht me psikologjinë e fëmijës. Tek ne mungojnë, prandaj duhet të trajtohet, sepse ilustrimi për fëmijë mbështetet mbi psikologjinë e fëmijës, që ai ta perceptojë brenda botës së tij. Krahas letërsisë për fëmijë në ato vite pranë ish- Kinostudios ?Shqipëria e re? u hap edhe departament i filmit vizatimor edhe multiplikativ?, thotë Zaloshnja.

Recommended