Report Tv-Letërsia shqipe në 2018-ën, Gjoka: Një popull që mbijeton

  • 5 years ago
Pavarësisht problematikave, që mund të kenë botuesit apo shkrimtarët shqiptarë, mungesa e një politike kulturore që të krijoi një marrëdhënie reale me lexuesin është ndierë gjatë vitit që lamë pas. Studiuesi i letërsisë, Behar Gjoka për ?ReportTV? teksa analizon letërsinë shqipe në vitin 2018-të, shprehet se letërsia shqipe edhe përse ka të bëjë me vlerat tona shpirtërore, nuk vlerësohet sa duhet. Ndërsa, juritë e çmimeve kombëtare të letërsisë orientojnë lexuesin në shije të gabuara.

?Mendoj se me megjithë përpjekjen për të harruar lexuesin, për të nxjerrë jashtë loje autorin, apo që nuk kemi nevojë për letërsi shqipe se mund ta përkthejmë ka disa tekste, siç është një roman i Zija Çelës, Namik Dokles, Adriatike Lamit, që kanë vlerat e veta. Unë i kam parë në raport me librat e rinj, që do të duhen jo të reklamohen, por që të evidentohen si prurje të këtij viti.

Është edhe një roman i Leonard Veizit, botuar në Kosovë, që mua më ka bërë përshtypje. Është botuar edhe një prozë e Kutelit, që ka qenë në dorëshkrim, mund të ishte një ngjarje e Panairit, por panairi u mor me atë model ku zyrtariteti la gjumë, sepse interesat e politikës kulturore edhe të botuesve lexohen. Teksti edhe lexuesi nuk është kryesorja, vërtet bëhen aktivitete Tiranalexon, mirëpo kjo është çështje fasade? tha studiuesi Behar Gjoka.

Librat që përzgjidhen fitues nga konkurset kombëtare a shkojnë tek lexuesi? ?Për shkak të një situate gati të gatshme edhe të kontrolluar, sepse emrat janë të njëjtët si tek çmimet e Panairit edhe tek Ministria e Kulturës. Por nuk është problemi i emrave, por është e njëjta shije që imponon titujt për të shkuar tek lexuesi. Të përpiqesh që të shpikësh autorë analistë edhe politikanë, do të thotë që t?i vësh këmbën në fyt letërsisë.

Ne jemi tek ajo pasojë dhjetëvjeçare, që ka pasur një garë të pandershme reklamimi të autorëve politikanë apo analistë krahasuar me shkrimtarë seriozë. Prezantohet për gjeni ai që shkruan për herë të parë, ai që ka një mundësi reklamimi? shprehet Behar Gjoka.

Ka shumë mundësi të humbasë lexuesi edhe të politizohet një proces që është shkencor në thelbin e vet, sepse Gjoka mendon se leximi nuk bëhet me fushata

Recommended