Report TV - Letërsia e vjetër shqipe, studiuesit: ‘Meshari’ i Buzukut ende në errësirë!

  • 3 years ago
Historia e letërsisë shqipe, që nga shkrimi i librit të parë para pesë shekujsh, ?Meshari? i Gjon Buzuku e deri më ditët tona, ishte objekt i konferencës shkencore, që u realizua nga Qendra ?Pjetër Budi? nën drejtimin e studiuesit të letërsisë Behar Gjoka në Tiranë. Studiuesi i letërsisë shprehet se synon, që përmes kësaj konference të sjellë alternativa të reja, që mund të kontribuojnë sadopak në përmirësimin e situatës.

?Është një përpjekje për të trajtuar problematika, jo autorët. Unë mendoj se letërsia dhe historia e saj është një libër i hapur, që të gjithë brezat duhet që ta lexojnë dhe secili të lërë gjurmët e tij. Nuk e di si ndihen lexuesit kur Presidenti apo Kryeministri fshihen prapa Camajt apo Migjenit. Por, letërsia është atdheu i njerëzve të lirë. Në këtë kuptim çdo qasje, mendim subjektiv edhe objektiv është i nevojshëm, pasi ne jemi një alternativ që po themi mendimin tonë, pa dashur të rrëzojmë askënd. Duhet të çlirohemi nga ngarkesat krahinore dhe akademike, sepse vula e letërsisë nuk është thjesht zyrtare. Letërsia nuk ka qenë zyrtare dikur, edhe ka kryer misionin pa pas këta elementë. Historia e letërsisë shqipe ekziston, por shkrimi i saj ka jo pak mungesa. historia e mungesave duhet të marrë fund?, përfundon Gjoka.

Recommended