Report TV - Tirana ndan pikët me Teutën...30 min errësirë në 'Selman Stërmasi'

  • 5 years ago
TIRANË-Ndeshja e parë e javës së dytë të Superligës mes Tiranës dhe Teutës është mbyllur me shifrat 0 me 0.

Në "Selman Stërmasi" ekipi bardheblu ishte më kërkues, duke kërcënuar në dy raste ndjeshëm portën e kundërshtarit pasi goditën tranversën, por në fund të dy ekipet nuk morën më shumë se një pikë.Për t'u veçuar në këtë takim edhe një ndërprerje prej 35 minutash pasi në impantin e kryeqytetit pati një defekt të energjisë elektrike, ç'ka solli edhe fikjen e prozhektorëve.

Pas dy ndeshjeve, si Tirana ashtu edhe Teuta renditen në kuotën e 4 pikëve, pasi në ndeshjen e parë fituan ndaj ekipeve respektive.

Recommended