Ora News – Kakavijë, pala greke nuk lejon shqiptarët të kalojnë kufirin

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vijojnë kthimet në kufirin shqiptaro-grek të Kakavijës. Nga kjo pikë kufitare raportohet se në 24 orë janë mbi 30 shtetas shqiptarë që nuk janë lejuar të kalojnë kufirin. Personat e kthyer, thonë se nuk iu është dhënë asnjë shpjegim nga pala greke për këtë veprim.
Në piken e kalimit kufitar në Kakavijë, ndonëse nuk ka fluks kalimesh të emigranteve, ende ka kthime të shumta në numër nga pala grekë.
Në dite nga kjo pikë raportohen se të paktën 30 shtetas shqiptarë nuk lejohen të kalojnë kufirin drejt shtetit grek. Qytetarët e kthyer, thonë se nuk iu është dhënë asnjë shpjegim.
Qytetarë: Më kthye. Kot pa lidhje. Si gjithmonë. Merr lek me vete dhe garanci dhe sa panë që je me pasaportë thonë kthehu mbrapa.
-Më kthyen për garanci. Kam ardhur katër herë këtu.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kakavije-cdo-dite-30-shqiptare-nuk-lejohet-te-kalojne-kufirin/