Ministri i Shëndetësisë së Kosovës shpërndan maska falas për shqiptarët që kalojnë kufirin
  • 4 years ago
Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj ishte sot në pikën kufitare të Morinës, për të inspektuar nga afër punën pas heqjes së karantinës. Ajo që ra në sy ishte veprimi i ministrit, i cili shpërndau maska falas për të gjithë udhëtarët që hynin në Kosovë dhe nuk e kishin një të tillë. Ky veprim është edhe një sensibilizim për të gjithë qytetarët, të cilët me heqjen e masave kufizuese duhet të jenë të ndërgjegjësuar për t'u ruajtur nga përhapja e koronavirusit.
Recommended