Italia nuk pranon shqiptaret me viza greke - (22 Shtator 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Të kesh një vizë greke Shengen, nuk do të thotë që mund të kalosh kufirin italian. Këtë e kanë treguar kthimet e shumta që policia kufitare italiane ka bërë këto ditë. Sipas kryekontrollorit të ri të portit detar të Durrësit, zotit Dilaver Shima, kthime të tilla në muajin Shtator kanë qenë të shumta. Vetëm dy ditët e fundit u kthyen nga Italia 6 të tillë.

Sipas forcave kufitare në port, pasaportat e këtyre udhëtarëve kanë kaluar rregullisht në filtrin e kontrollit të tyre dhe dokumentet kanë rezultuar të rregullta. Në të gjitha rastet të pajisurit me vizë greke Shengen e kishin shkelur më parë tokën helene. Për policinë shqiptare mjafton ky fakt për ta quajtur kalimin të rregullt, por nuk mendojnë kështu forcat italiane.

Të kthyerit mbrapsht duhet të kthehen edhe njëherë tani në dyert e ambasadës greke për të rikonfirmuar vizat e kalimit. Megjithatë ngushëllimi i vetëm është që kufiri italian nuk ka mbajtur apo prishur pasaportat, se atëherë dëmi do të ishte shumë më i madh./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended