Ora News – Mister vdekja e 3-vjeçares në Berat, familjarët s’pranuan kryerjen e autopsisë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mbetet ende mister arsyet që çuan në vdekjen e 3-vjeçares Iza Dërra në spitalin e Berarit. Mjeku Vladimir Kumaraku thotë se dyshimet që çuan në këtë fund tragjik për vogëlushen është temperatura e lartë që nuk i përgjigjet asnjë lloj medikamenti. Por, autopsia do të japë një përgjigje të qartë se përse vogëlushja ka ndërruar jetë dhe nëse bëhet fjalë për mjekim të gabuar apo vdekja ishte e pashmangshme.
Kumaraku: Fëmija ka pasur një rëndim të papritur të gjendjes, në temperaturë të lartë në shifrat 41.6 gradë celsius dhe mbas kësaj gjendje me gjithë ndihmën e dhënë brenda repartit dhe e kaluam më pas në repartin e reanimacionit, nuk doli më nga gjendja. Konkluzionet mjekësore jepen pasi të bëhet autopsia e fëmijës, gjë të cilën ua kërkuam familjarëve me ngulm, pa respektuar as dy orët që do të rrinte pasi fëmija vdiq.
Familja e vogëlushes kanë bërë padi ndaj bluzve të bardha në dyshime se mjekët kanë neglizhuar 3 vjeçaren. Por ata nuk lejuan kryerjen e autopsisë pasi e konsideruan thjeshtë një eksperiment nga bluzat e bardha mbi trupin e fëmijës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mister-vdekja-e-3-vjecares-ne-berat-familjaret-spranuan-kryerjen-e-autopsise/

Recommended