Ora News – Penalizohet koncesionari i naftës, dy vendurime nafte i rimerr Albpetrol

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kompania koncesionare e dy vendburimeve të naftës në Gorisht-Kacul dhe Cakran-Mollaj ka shkeluar detyrimet kontraktuale dhe ka krijuar borxhe. Për këtë arsye Albpetrol ka filluar proçedurat për rimarrjen e puseve për dy vendburimet dhe vënien në funksionim të tyre. Për punonjësit e naftës, Albpetrol ofron kontrata punësimi 1 vjeçare.
Alpetrol do të rimarrë në dorëzim puset e naftës për dy vendburimet Gorisht ?Kocul dhe Cakran-Mollaj.
Procedurat kanë nisur dhe veprimet janë ndërmarrë pas urdhrit të dhënë nga Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri.
Kompania koncensionare TransAtalantik Albania nuk ka përmbushur detyrimet kontraktuale, ku ndër kryesorët është detyrimi i prapambetur financiar ndaj Albpetrol sh.a në vlerën e 20 mln dollarëve si edhe të mos pagesës së faturave të energjisë elektrike.
Këto dy burime të naftës kanë qënë të ndaluara prej një muaji për detyrimet ndaj të tretëve dhe për pasojë ka shkaktuar humbje të mëdha ekonomike dhe krijuar rrezik potencial për ambientin.
Kjo është hera e parë që Albpetrol vendos të ndërhyjë për rimarrjen para përfundimit të afatit të një vendburimi të naftës, i cili shfrytëzohet në marrëveshje partneriteti nga kompanitë private.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/albpetrol-merr-vendburimet-e-naftes-gorisht-kocul-dhe-cakran-mollaj/

Recommended