Report TV - Dy fshatra në Klos të izoluar prej dy muajsh, FA-të hapin rrugën
  • 7 years ago
Forcat e Armatosura përfunduan punimet për hapjen e rrugës rurale të fshatrave Kurdari dhe Kurqelaj në Bashkinë e Klosit, e cila ishte e bllokuar që prej dy muajsh për shkak të rrëshqitjeve të dherave si pasojë e reshjeve të shiut të muajit nëntor të vitit të shkuar.

Në përgjigje të kërkesës së pushtetit lokal, u zhbllokua pjesa e shembur, si dhe u sistemuan rreth 3 km të tjera të kësaj rruge, duke rivënë në funksion edhe një urë ?bailey? të ndërtuar më parë nga Forcat e Armatosura.

Në përfundimin e këtyre punimeve ishte e pranishme edhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila shoqërohej nga zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve gjeneral brigade Dedë Prenga dhe përfaqësues të pushtetit lokal.
Recommended