Ora News – Legalizimi shtesave pa leje, Gjermeni: Bum interesi nga qytetarët

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vendimi i miratuar nga qeveria pak ditë më parë për legalizimin e shtesave të pa leje të pallateve, ka ngjallur një interes të lartë tek qytetarët. Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni ku zhvilloi një takim në zyrat rajonale të ALUIZNI-t ku kërkoi bashkëpunimin e subjekteve ndërtuese dhe qytetarëve.
Gjermeni: Ka ngjallur goxha interes tek qytetarët, sepse ata do të arrijnë të hipotekojnë apartamente të cilat i kanë blerë prej vitesh. Ka ngjallur edhe interesin e ndërtuesve, të cilët janë të gatshëm për të bërë legalizimin e shtetasve.
Ndërsa drejtoresha e drejtorisë Rajonale e ALUIZNI-t Tirana 2 Orjeta Myzeqari shpjegon se të gjitha detyrimet që rrjedhin nga ky proces do të paguhen nga ndërtuesit.
Myzeqari: Shkohet në terren dhe bëhet matja apartament në apartament. Qytetarët nuk kanë asnjë lloj detyrimi financiar karshi shtetit lidhur me shkeljet që ka bërë subjekti. Subjekti i bëri shkeljet dhe i shiti si të mirëqena. Detyrimin do ta paguaj subjekti. Qytetari do të bëjë legalizimin fillimisht dhe më pas të ketë të mundur të regjistrojë apartamentin e vet në Hipotekë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/legalizimi-shtesave-pa-leje-gjermeni-bum-interesi-nga-qytetaret/

Recommended