Felaj: Vjedhja krimi më i përhapur, pasohet nga drejtimi i mjetit pa leje e kanabisi

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews



E ftuar një Ora News, deputetja e mazhorancës, Ermonela Felaj u shpreh se në 3-mujorin e parë të këtij viti nuk ka pasur rritje të kriminalitetit që ka të bëjë me jetën dhe shëndetin e personit.

Sipas Felajt, nga raportet e prokurorisë dhe policisë, konfirmohet se ka një rritje të krimeve që kanë të bëjnë me vjedhjen.

Ermonela Felaj: Kam statistikat e krimeve gjatë 3-mujorit të parë të 2020-tës, pasi 6-mujori nuk ëhstë përfunduar. Në fakt statistika nuk flet për rritjen e kriminalitetit që ka të bëjë me jetën dhe shëndetin e personit. Nga kjo statistikë që është depozituar në mënyrë formale në Komisionin e Sigurisë.

Trendi rritës vazhdon që të mbetet po ai krahasuar me vitin 2019, sa i takon disa veprave të tjera penale. Po ashtu, konfirmohet nga raporti i prokurorit të përgjithshëm që sjell çdo vit në Kuvend sa i takon kriminalitetit.

Pra, nga të dyja raportet konfirmohet se veprat penale që kanë tendencë më të lartë rritjeje dhe përhapjeje, janë ato që rriten me vjedhjen. Na ka rezultuar se shqetësimi më i madh i policisë në territor ka të bëjë me vjedhjen, sidomos me banesat e braktisura, apo që janë zonën e bregut të detit, e në zonat e thella.

Felaj shtoi se vjedhja është vepra penale më e përhapur, pasuar nga drejtimi i mjetit pa patentë, ndërtimi i paligjshëm dhe pastaj kultivimi i narkotikëve e dhuna në familje.

Ermonela Felaj: Vjedhja më e përhapur rezulton vjedhja me 1020 raste të vjedhjeve të thjeshta, të ndryshme nga ato të rëndat dhe pasohet nga drejtimi i mjetit pa patentë ose në gjendje të dehur. Më pas vjen ndërtimi i paligjshëm, pastaj vijnë narkotikët, dhuna në familje dhe shkatërrimi i pronës.

Gjatë dëgjesës që patëm më drejtorin e policisë së shtetit, u sqarua që ka një prirje të kultivimit të narkotikëve, ndërsa forca goditëse është rritur nga viti në vit.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/felaj-vjedhja-krimi-me-i-perhapur-pasohet-nga-drejtimi-i-mjetit-pa-leje-ndertimi-i-paligjshem-dhe-kanabisi

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended