Drejtimi i mjetit, nga 1 prilli çdo aksident rrit siguracionin - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Bëni kujdes, nga data 1 prill do të nisë krijimi i historikut për çdo drejtuesit mjeti. Ideja është që nëse do të kryeni aksidente, siguracioni i makinës do t?ju kushtojë më shtrenjtë dhe e kundërta nëse jeni një drejtues pa risk, siguracioni do të jetë më i lirë. Më fund Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka nxjerre udhëzimin që i hap rrugën zbatimit të sistemit bonus-malus.Do të duhet një vit kohë për krijimin e historikut për shoferët dhe më pas, pra në 2020 do të nisë të reflektohet ky sistem tek tarifa e figuracionit të makinës.Sipas të dhënave nga AMF, në varësi të riskut, primi i sigurimit mund të arrijë në dyfish më shtrenjtë, ndërsa e kundërta ai mund të jetë 50 % më pak. Por reflektimi i tarifave si në rritje ashtu edhe në zbritje do të reflektohet vit pas viti.Prej më shumë se 10 vitesh sistemi bonus-malus është një togfjalësh që vetëm përsëritet, por udhëzimi i dalë nga AMF i hap rrugën zbatimit të tij, minimalisht nga viti 2020.
Recommended