Ora News – Kavajë, taksisti i zhdukur gjendet i vdekur në kanal

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Është gjetur i vdekur në makinë taksisti 53 vjeçar Faik Fejzgo i cili ishte denoncuar i zhdukur nga familjarët një ditë më parë.
Taksisti nga Durrësi u gjet i pajetë në Gosë të kavajës, brenda në mjetin e tij, me plagë në trup. Nuk dihet ende nëse vdekja ka ndodhur si pasojë e ndonjë aksidenti, apo është vrarë.
Korrespondenti i Ora News në Durrës, Leonidha Musaj bëri me dije se taksistit është marrë nga dy persona pranë stacionit të trenit në qytetin bregdetar, por destinacioni nuk dihet ende. Ai tha se paraprakisht dyshohet të jetë një aksident.
Nga informacionet që ka mbledhur policia mësohet se rreth orës 19:00 të së mërkurës, 53 vjeçari me mjetin e tij Benz, ngjyrë blu, ?Taxi?me targa DR 443 A është larguar me një person në makinë nga stacioni i trenit, vendqëndrimi i taksistit, për të mos u kthyer
Familjarët i kanë rënë telefonit dhe pasi nuk e kanë gjetur kanë vënë në alarm policinë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/gjendet-ne-nje-kanal-ne-kavaje-makina-e-taksistit-te-zhdukur/