Ora News – Nga nesër i ftohti polar: Bashkia dhe Njësitë strehëza për qytetarët

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e Tiranës ka prezantuar planin e masave për të përballuar të ftohtin polar. Kryetari i bashkisë Erion Veliaj tha se ai vetë dhe gjithë institucioni që drejton do të jenë në gadishmëri 24 orë për të përballuar çdo situatë emergjente.
Veliaj tha se për t?ju ardhur në ndihmë sidomos të pastrehëve do të jënë të hapura 4 qendrat sociale, konviktet, Pallati i Sportit etj. Në gadishmëri do të jenë edhe policia bashkiake, ndërsa për qytetarët u apelua që të shmangin daljet në këto ditë të ftohta.
Tirane- Bashkia e Tiranës do të jetë 24 orë në gadishmëri për ditët në vijim, kur pritet që vendi ynë të preket nga i ftohti polar, me temperatura disa gradë nën zero. Kryetari Erion Veliaj, gjatë një takimi me drejtuesit e institucioneve të Bashkisë dhe administratorët e njësive, paraditen e sotme, prezantoi planin e masave për të përballuar motin e ftohtë.
Eriron Veliaj: ?Kam urdhëruar të jenë të hapura 24 orë të gjitha njësitë bashkiake të Tiranës për ti ofruar mundësi strehimi dhe ngrohje për qytetarët në nevojë.
-Në rast nevojë do të përdorim të gjitha kopshtet, shkollat, pallatin e sportit apo konviktet tona të nxënësve apo të studentëve të cilat i kemi në dispozicion.
-Edhe bashkia e Tiranës do të jetë e hapur nëse qytetarët i kap i ftohti jashtë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nga-neser-i-ftohti-polar-mos-shkoni-ne-dajt-kufizoni-levizjet/

Recommended