Report TV - Gjyqtari që s'mbrojti gruan në Fier, Manjani: I gjetëm shkelje

  • 7 years ago
TIRANE-Zbatimi i ligjit nga gjyqtari Ergys Selmani në gjykatën e Fierit mund të kishte shmangur krimin në familje ku Liljana Ruka humbi jetën pas dhunës së bashkëshortit i cili e hodhi nga kati i katërt i pallatit ku jetonin.

Në një komunikim me mediat, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani bëri sot publik rezultatet e hetimit të nisur ndaj gjyqtarit ku sipas Manjanit janë gjetur shkelje dhe ndaj Selmanit do të kërkohet procedim disiplinor.

Manjani u ndal dhe tek hapat ligjorë që duhet të ndjekin të dëmtuarit nga dhuna apo krimi në familje, që sipas tij gjithçka fillon duke telefonuar policinë.

Recommended