Ora News - Qentë endacakë paralizojnë gruan në Fier

  • 5 years ago
#oranews #qentenefier
Kjo është Anila Hoxha 47 vjecarja nga lagjja Sheq i Madh në Fier e cila prej 1 muaj ka mbetur e paralizuar për shkak të sulmit të qenve. Ka qenë ora 06.00 e mëngjesit kur 47 vjeçarja shkonte ne punë e ndërsa është sulmuar nga qëntë të cilët e kanë rëzuar në tokë duke i shkaktuar dëmtime të mëdha në shtyllën kurrizore.

Anila Hoxha: Më shqyen nga xhupi. U rrëzova. Nuk jam as për vete dhe as për gjë. Si puna ime mund të jenë edhe gra të tjera.

Bashkëshorti Armando Hoxha i ndodhur në kushtet që nuk mund të përballojë shpenzimet e familjes apo edhe vizitat e bashkëshortes kërkon mbështetje dhe ndihmë për familjen e tij prej 5 anëtarësh.

Armando Hoxha: Ka një muaj gruaja shtrirë. Nuk kam lekë.

Ky nuk është rasti i parë që qytetarët bëhen viktima ndaj sulmeve të qenve endacakë. Ata kanë qënë dëshmitarë të rasteve kur qënë të kenë sulmuar fëmijë dhe të rritur e ndërsa shprehin indinjatën e tyre për rrezikun që u kanoset çdo ditë.

Problematika e qenve endacak është ngritur disa herë, pasi jashtë çdo kontrolli, dhe të paushqyer, ata bëhen të rrezikshëm, gjë e cila u vërtetua edhe me vdekjen e 61 vjeçares në Dyshnik të Beratit ditë më parë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/qente-endacake-paralizojne-gruan-ne-fier
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended