RTV Ora - Fier, 12 zjarre në 20 ditë
  • 5 years ago
#rtvora
12 vatra zjarri janë regjistruar në harkun e 20 ditëve në territorin e bashkisë së Fierit. Pjesa më e madhe kanë qenë zjarrvënie të qëllimshme. Por këto akte të kryera kryesisht nga fermerët për pastrimin e tokave, u ka shkaktuar dëme në frutikulturë dhe pyje.

Zjarrvëniet e qëllimshme dhe pakujdesia janë shkaqet kryesore të 12 rasteve të zjarrit që janë regjistruar gjatë muajit gusht në Fier.

Flakët e dala jashtë kontrollit të fermerëve kanë shkaktuar dëme në disa raste të konsiderueshme në frutikulturë, bujqësi dhe pyje.

Arben Dimo, drejtor i Emergjencave Fier: Kanë djegur mbi 1100 rrënjë ullinj, 5 hektarë pyjë, 3 hektarë me shkurre, si dhe dengje me bar rreth 2600 cop.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, rastet e zjarreve kanë shënuar rritje, çka ka bërë që bashkia e Fierit ta ketë të vështirë të menaxhojë situatat e vetme.

Drejtori i Emergjencave pranë Bashkisë thotë se për këtë qëllim në cdo njësi administrative janë ngritur grupe vullnetarësh.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/fier-12-zjarre-ne-20-dite

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended