Ora News – Sulm me lëndë djegëse në Konsullatën e Përgjithshme të Turqisë në Prizren

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Objekti në të cilën është e vendosur Konsullata e Përgjithshme e Turqisë në Prizren është sulmuar të hënën në orët e hershme të mëngjesit me lëndë djegëse, që fillimisht dyshohet të jetë koktej molotovi.
Si pasojë e sulmit objekti ka pësuar dëme të vogla materiale, përkatësisht janë thyer xhamat e një dritareje, njofton ?Koha Ditore?.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha ka konfirmuar se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 4 të mëngjesit.
?Objekti i Konsullatës së Turqisë në Prizren është sulmuar, me ç?rast janë shkaktuar dëme të vogla materiale dhe nuk ka persona të lënduar. Hetuesit e forenzikës kanë dalë në vendngjarje, kanë grumbulluar prova dhe ekspertiza do të përcaktojë se me ç ka është sulmuar ky objekt?, ka thënë Hoxha.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/rajoni/sulm-me-lende-djegese-ne-konsullaten-e-pergjithshme-te-turqise-ne-prizren/

Recommended