Ora News – Kokaina nga Shqipëria drejt Italisë, arrestohet banda

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT


Policia italiane e rajonit Marche ka ekzekutuar gjatë orëve të fundit operacionin antidrogë i cili ka çuar në shkatërrimin e një bande trafikantësh droge e përbërë dhe nga shtetas shqiptarë e maqedonas e që vepronte në provincën e Maceratës.
Baza operative e kësaj bande ishte qyteza Recanati. Hetimet investigative të nisura në pranverë të vitit 2015, kanë vërtetuar se banda trafikonte drogë të tipit kokainë, e cilësisë mjaft të pastër që transportohej nga Shqipëria.
Nën pranga janë vënë kreu i kësaj bande, shqiptari Kleo Shuturiqi 37 vjec e rezident në qytezën Recanati; shqiptari Edmond Hidri 35 vjec e rezident në Potenza Picena; maqedonasi Fatmir Dauti 27 vjec e rezident në Chiaravalle; si dhe dy shtetasit italianë Antonella Tittarelli e Mirko Masaccesi 43 vjec.
Hetimet e policisë italiane të bazuara në përgjimet telefonike e ambientale kanë zbuluar se kreu i kësaj bande Kleo Shuturiqi ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me bashkëpunëtorët e tij në Shqipëri, urdhëronte e organizonte dërgesat e kokainës. si dhe shitjen e saj në Itali.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kokaina-nga-shqiperia-drejt-italise-arrestohet-banda/

Recommended