Ora News - Kapen 255 kg kanabis për trafikim drejt Italisë, arrestohet vlonjati

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sekuestrohen 255 kg lëndë narkotike kanabis në Durrës. Policia e qytetit bregdetar ka vënë në pranga një prej poseduesve të drogës, ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër.
I arrestuari është Denaldo Kollovi, 22 vjeç, lindur dhe banues më Vlorë.
Blutë bëjnë me dije se rreth orës 22:00 të ditës së premte (30 shtator 2016) është marrë njoftim se nje mjet i dyshimtë po lëviz në zonën nga Gjiri Lalzit drejt Kepit të Rodonit.
Menjëherë pas këtij njoftimi është organizuar puna dhe në afërsi të Gjirit të Lalzit është konstatuar automjeti tip Iveco me targa AA 912 GN me drejtues shtetasin e arrestuar Denaldo Kollovi,dhe pronësi shtetasin F.M.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sekuestrohen-255-kg-kanabis-ne-pranga-vlonjati/