Ora News – Për të jetuar në fshatin Obot, banorëve u duhet ushtria

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Megjithëse reshjet kanë pushuar, rruga drejt fshatit Obot në njësinë administrative Ana e Malit vijon të jetë e bllokuar nga uji.
Për të hyrë në brendësi të fshatit përdoret makina e ushtrisë. Edhe furnizimi i banorëve me bukë bëhet me kamionin e ushtrisë.
Ardit Kalldrica, shpërndarësi i bukës: Unë sapo ula bukën në fshatin Obot. Bukën e ula me makinë ushtrie sepse nuk mund të kalohet në rrugë sepse uji është mbi 1 metër. Familjet kanë mbetur të izoluara totalisht.
Forcat e njësisë ushtarake të Vau Dejës prej disa ditësh janë dislokuar në zonë për t?u ardhur në ndihmë banorëve 24 orë pa ndërprerje.
Gëzim Lami, Rreshter: Forcat e Armatosura janë 24 orë në shërbim të komunitetit. Kemi transportuar nxënësit e shkollës, grupet shëndetësore, kemi transportuar njerëz që marrin bazën ushqimore.
Mbi 70 cm është prezenca e ujit në rrugë. Banorët thonë se shtëpitë nuk janë dëmtuar, por nën ujë ndodhen tokat bujqësore dhe ushqimi për gjënë e gjallë, të cilat janë shkatërruar tërësisht. Ata kërkojnë vlerësimin e dëmeve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/per-te-jetuar-ne-fshatin-obot-banoreve-u-duhet-ushtria/

Recommended