Ora News - Apeli i Ruçit për Kosovën: Duhet unitet, bëhet fjalë për sovranitet

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka bërë apel forcave politike të Kosovës që të jenë unike në zgjidhjen e çështjes mes Kosovës dhe Serbisë. Gjatë një konferencë për shtyp me homologun e tij të Kosovës, Kadri Veseli, Ruçi tha se bëhet fjalë për sovranitet dhe integritet territorial.

Gramoz Ruçi: Po ndjekim zhvillimet e fundit. Dialogu është mekanizmi më i efektshëm për një zgjidhje të qëndrueshme që do të garantojë zbatimin e marrëveshjeve të arritura dhe mbi të gjitha njohjen e ndërsjelltë mes Kosovës dhe Serbisë përmes një dokumenti ligjërisht të detyrueshëm siç përcaktohet në strategjinë e BE. Ne inkurajojmë aktorët e përfshirë që kjo zgjidhje të jetë e drejtë, e pranueshme, afatgjatë dhe në interes të Kosovës dhe gjithë rajonit.

Edhe diskutimet në këtë fazë finale duhet të rikonfirmojnë arritjen e një marrëveshje ligjërisht të detyrueshem që respekton tërësinë tterritoriale, karakterin multietnik dhe fetar, siç parashikohet në kushtetutën e Kosovës. Kjo është rruga e vetme për vendosjen e raporteve të reja mes Kosovës dhe Serbisë dhe stabilitetin në rajon.

Mesazhi im është që në këtë situatë aktorët dhe faktorët politike, të gjitha forcat politike të jenë unike, duhet të jetë unitet qendrimi dhe veprim, sepse ka shumë çështje që i ndajnë, por këtu bëhet fjalë për sovranitetin, shtetin, forcimin e shtetit dhe paqen jo vetëm ne Kosovë por gjithë rajonin.

Edhe kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se në dialogun përfundimtar mes Kosovës dhe Serbisë të jenë bashkë, pozita dhe opozita. Nuk është koha për ego për pushtet tha Veseli, por është koha për unitet.

Kadri Veseli: Nuk ka opsion tjetër. Ajo që e më shumë aktualisht e demton Kosovën është mungesa e unitetit, nuk është koha të mendojmë për ego të luftës për pushtet aktualisht. Është momenti të mendojmë për gjeneratat e ardhshme, në mënyrë që të fuqizojmë shtetin tonë. As Vuçiç nuk mund të dëmtojë sovranitetin tonë me ardhjen e tij në Kosovë. Asnjë deklaratë nuk e dëmton Kosovën më shumë sesa mungesa e unitetit. Shpresojmë që nesër t'i japim një perspektivë Kosovës që të jemi bashkarisht në mënyrë që në fazën finale të dialogut Kosovë Serbi të jenë bashkë Kosovë dhe Serbi. Shtetësia jonë është e panegociueshëm, për aq kohë sa është territori.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/apeli-i-rucit-kosoven-forcat-politike-te-jene-unike

Recommended