Report TV - Tritol automjetit në qendër të Fushë Krujës, s'ka të lënduar

  • 7 years ago
Një automjet është hedhur në erë pasditen e kësaj të marte në qendër të qytetit të Fushë Krujës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Punëtori", e cila është lagjia më e populluar e këtij qyteti.

Automjeti ka shpërthyer gjatë kohës që ishte në parkim në anë të rrugës dhe për pasojë janë dëmtuar rreth 5 makina.

Nuk raportohet për të lënduar në njerëz, ndërsa paniku ka përfshirë të gjithë zonën, pasi tritoli ka shpërthyer në një zonë banimi dhe mjaft të populluar në orët e mbrëmjes.

Recommended