Ora News - Ulen temperaturat, në Kukës banorët s’kanë siguruar drutë për ngrohje

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ulja e temperaturave në qytetin verilindor të Kukësit, ka shtuar shqetësimin te banorët, të cilët thonë se nuk kanë mundësi ekonomike për të përballur cmimin e druve për ngrohje. Ata kërkojnë një zgjidhje, dhe uljen e cmimit që për metër kub aktualisht varion në 4500 lekë nga 3 mijë lekë një vit më parë.
Në zonat e thella të Kukësit ku temperaturat janë ulur ndjeshëm, banorët ende nuk kanë siguruar drutë për dimër. Shkak është çmimi i lartë dhe pamundësia për të siguruar dru në treg si pasojë e shtrëngimit te masave në kuadër të moratoriumit të pyjeve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kukes-banoret-nuk-kemi-siguruar-drute-per-ngrohje/

Recommended